Lojtarët e Paris Saint-Germain thuhet se e kanë vënë në pikëpyetje biznesin e klubit në merkaton verore, me shumicën që besojnë se transferimet e fundit e kanë dobësuar skuadrën.
PSG u mposht 1:0 në shtëpi nga Bayern Munichu në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, duke i zbehur shpresat për kualifikim tutje para ndeshjes së kthimit në Gjermani javën e ardhshme.
Tani, “L’Equipe” bënë të ditur se lojtarë të shumtë të kampionit francez janë të hutuar nga biznesi që e ka bërë PSG në merkato, dhe besojnë se disa lojtarë nuk duhet të ishin larguar.
Mediumi francez zbuloi se ardhja e Vitinhas, Fabian Ruiz dhe Carlos Soler e ka hutuar disa lojtarë që besojnë të larguarit si Leandro Paredes, Idrissa Gueye ose Julian Draxler ishin opsione më të mira për skuadrën.
Paraqitjet e transferimeve te reja kanë ngritur dyshime brenda skuadrës për strategjinë e transferimit të klubit që kur Christophe Galtier zëvendësoi Mauricio Pochettino si trajner.
Raportohet gjithashtu hutim në vendimin për ta bërë të përhershme kalimin e Hugo Ekitike te parisienët në verë, duke pasur parasysh formën e luhatshme të talentit sulmues 20-vjeçar. /TV Arbëria