Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Benitez flet për aventurën kaotike te Reali: Kishte komplot për të ma mohuar suksesin

Extra AL PVC

Trajneri spanjoll, Rafael Benitez ka folur në një intervistë për aventurën e tij te Real Madridi, duke pretenduar se ai duhej të paguante për situatën në të cilën ai e gjeti skuadrën asokohe.

Benitez morri drejtimin e gjigantit spanjoll në verën e vitit 2015, por u shkarkua vetëm shtatë muaj më vonë, pas një periudhe jo të mirë, e cila nuk ishte komplet një katastrofë në fushë sa ishte jashtë fushave.

Ish-trajneri i Liverpoolit, Newcastle dhe Evertonit u largua nga Reali kur ishte vetëm dy pikë larg kreut të tabelës asokohe.

Por një mosmarrëveshje me shumë yje, përfshirë lojtarët kryesorë, hapi rrugën për një aventurë të vështirë përpara se ai të pushohej nga detyra në fillim të 2016-ës.

Zinedine Zidane morri përsipër detyrën e trajnerit pas shkarkimit të Benitez, dhe edhe pse Reali përfundoi në vendin e dytë në La Liga prapa Barcelonës, ai e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve.

Pa dhënë emra specifikë, Benitez i tha “Cadena SER” se gjithmonë kishte një komplot kundër palës së tij për t’i mohuar suksesin.

“Gjatë kohës sime te Real Madridi ata nuk na lejuan të fitojmë. Ne ishim të parët në grupin e Ligës së Kampionëve. Në Ligën e Kampionëve që Reali e fitoi, ne e bëmë punën tonë. Në Kupën e Spanjës, ata na eliminuan ne si pasojë e një problemi administrativ me Denis Cheryshev. Pastaj dukej sikur ishte faji im sepse unë nuk isha më aty. Ekipi fizikisht ishte superiorë ndaj rivalëve. Kur unë u largova, ishim dy pikë larg Barcelonës me një ndeshje në duar. Dy muaj më vonë, ata ishin 12 pikë larg Barçës”, tha Benitez.

Benitez shpjegoi më tej se ai arriti në kaos pas largimit të Carlo Ancelottit asokohe dhe tregoi se ai e kishte të vështirë që ta menaxhojë një zhveshtore plot probleme, dhe se i duhej të përcillte vazhdimisht yje të shumtë të skuadrës, përfshirë Cristiano Ronaldon.

“Kur arritëm në Madrid, Ancelotti veçse ishte larguar, ai kishte një marrëdhënie tejet të mirë me lojtarët, dhe dukej sikur ne arritëm me kamxhik. Ishte një ambient jo i mirë. Largimi i Iker Casillas, Keylor Navas dhe arrestimi i Karim Benzemas. Kishte situata të komplikuara. Dhe kur gjithçka përkeqësohet kush e paguan? Unë. Cristiano, duke e ditur se si ishte ai, duhej që ta menaxhoje. Problemi ishte se kur duhej të udhëheqja shtatë lojtarë, disa nga ta nuk luanin dhe nuk ishin të lumtur. Dhe më pas mediat e publikuan këtë gjë”, tha më tej Benitez.

spot_img

Të fundit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...

“U befasuam”, “e paakceptueshme”, kritika në adresë të Qeverisë Kurti që nuk e dërgoi në Kuvend ligjin e punës

Megjithëse konsiderohet i stërvjetruar, Ligji i Punës do të...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Kryegjyshata...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se nesër me 23 shtator do të mbahet protesta e paralajmëruar në Preshevë, shkruan TV...