Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Biden: Nuk pendohem për rrëzimin e balonës kineze, nuk i kërkoj falje presidentit të Kinës

​Biden: Nuk pendohem për rrëzimin e balonës kineze, nuk i kërkoj falje presidentit të Kinës

Presidenti amerikan Joe Biden, në një konferencë të shkurtër për shtyp, bëri të ditur se nga informacionet më të fundit dëshmohet se 3 objektet, të cilat janë rrëzuar nga ana e ushtrisë amerikane, ishin balona private dhe jo të lidhura me programin e balonave për qëllime spiunazhi nga ana e Kinës.

Biden thekson se nuk është penduar që ka rrëzuar balonën e parë kineze mbi Karolinën e Jugut dhe nuk ka ndërmend ti kërkojë falje presidentit Xi, por ai shpreson të flasë me këtë të fundit.

Biden tha se po merr informacione të përditshme, të cilat do t’ia përcjellë Kongresit, por ato do të jenë të klasifikuara. Biden thotë se SHBA-ja ka vëzhguar më nga afër hapësirën e saj ajrore, që kur balona e dyshuar për spiunazh nga Kina, fluturoi mbi disa shtete pak javë më parë.

“Unë dhashë urdhrin për të rrëzuar tre objektet, për shkak të rreziqeve për trafikun ajror civil”,- tha ai.

Biden tha më tej se ushtria amerikane dhe kanadeze janë ende duke rikuperuar mbeturinat e 3 objekteve të rrëzuara, për të mësuar më shumë rreth tyre.

Biden thekson se SHBA ende nuk e di saktësisht se cilat janë këto objekte, por asgjë nuk sugjeron se ato ishin pjesë e një programi të balonave për qëllime spiunazhi nga Kina.

“Vlerësimi i fundit është se ato ishin balona private”, tha Biden.

“Nëse ndonjë objekt përbën një kërcënim për sigurinë e popullit amerikan, unë do ta godas atë,” tha ai.

Biden tha se dokumentet në lidhje me këto politika do të mbeten të klasifikuara, por ato, së shpejt, do të ndahen me Kongresin e SHBA së. Biden tha se qeveria amerikane do të synojë në tre drejtime për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës ajrore të Amerikës.

Së pari, do të krijojnë një inventar më të mirë të objekteve pa pilot mbi SHBA dhe ky do të jetë i aksesueshëm dhe i përditësuar. Së dyti, për të zbuluar më mirë objekte të mëtejshme pa pilot në hapësirën ajrore amerikane. Së treti, për të përditësuar rregullat dhe rregulloret për objektet pa pilot mbi SHBA. BBC

 

Powered by WordPress