Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konsideruar se rezoluta e propozuar nga kjo parti për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, është zgjidhja më e mirë e mundshme për qytetarët.
Sipas Bajramit, krejt çka po kërkohet është që faturat të gjenerohen në shumat e njëjta dhe mbi vlerat e vitetve të kaluara.
Bajrami: Rezoluta jonë është zgjidhja më e mirë e mundshme për qytetarët dhe komunat
“Duke mos dashur fare që bëjmë politikë se është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për qytetarët, edhe për komunat. Kur kthehemi tek pika e parë që MF të pezulloj rivlerësimin e fundit të pronave në faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 dhe të llogariten ato sipas viti paraprak ne e kemi parasysh se gjërat e tilla kanë ndodhur….ajo çka neve na shqetëson se falja e 100 eurove sipas propozimit të ministrit nuk e zgjidh problemin sepse kemi një vlerësim që shumica e qytetarëve të vendit nuk po pajtohen…Me vlerësimin e fundit vlerësohet disa herë më pak Marigona rezidencë sesa lagjja Tophane dhe disa shtëpi të vjetra atje. Andaj krejt çka po kërkohet është që faturat të gjenerohen në shumat e njëjta dhe mbi vlerat po sikur vitet e kaluara, ndërkohë që të gjitha çështjet të adresohen me ligjin e ri”, tha ajo.
Bajrami iu është kundërpërgjigjur deputetit të LVV-së, Armend Muja, i cili akuzoi se në vitin 2018, kur është bërë ligji për tatimin në pronë, nuk janë marrë parasysh amendamentet e propozuara nga LVV.
Sipas Bajrami, as partia aktuale në pushtet nuk po merr parasysh asnjë propozim të partive opozitare, ndonëse ato me këto institucione kanë qeverisur plotë 21 vite.
Bajrami: Asnjëherë asnjë propozim i vetëm nuk është marrë parasysh
“Cilin propozim deri më tani Lëvizja Vetëvendosje që ka 51% të pushtet e ka marrë nga këto parti opozitare të cilat kanë udhëhequr me institucione përplotë 21 vite, ne sikur të mos kishim ditur me punuar, besoj që qytetarët përplotë 21 vite nuk na kishin votuar. Asnjëherë asnjë propozim i vetëm nuk është marrë parasysh “, tha ajo.
Deputetja e LDK-së u shpreh se qeveria aktuale nuk e ka dëgjuar asnjë masë të tatimit progresiv, ndonëse e kanë në planin qeverisës.
Ajo shtoi se kryeekonomisti Hekuran Murati propozoi faljen e 100 eurove por kjo nuk zgjidh probleme.
Bajrami: Ende nga niveli qendror ne nuk e kemi dëgjuar asnjë masë të tatimit progresiv
“Ende nga niveli qendror ne nuk e kemi dëgjuar asnjë masë të tatimit progresiv ju e keni pjesë të programit tuaj tatimet progresive ju keni ardhur me parullat që do t’i luftoni oligarët e gjërat e tjera po ne nuk i kemi parë këto gjëra, ju paskeni prit që zotëri Abdixhiku me implementua programin tuaj të cilin ju sot në pushtet nuk po e implementoni si të tillë…çka bënë kryeekonomisti i LVV ministri i Financave thotë po ua fali 100 euro nuk ua zgjidh problemin me 100 euro që ua fal dikujt që tatimin në pronë ia ke bërë prej 300 në 1200 euro atij ia fal 100 euro por e ke dëmtuar me 700 të tjera”, tha Bajrami.
/TV Arbëria/