Lidhje Demokratike e Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka paraqitur propozim rezolutën e saj për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, e cila kishte në përbërje tri pika kryesore dhe përmes të cilës kjo parti po kërkon që fillimisht Ministria e Financave të pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se problemi me rritjen e tatimit në pronë është shkaktuar nga niveli qendror dhe beson që zgjidhja duhet të gjendjet në nivelin qendror.
Teksa lexoi përmbajtjen e rezolutës, Hoti kërkoi që Ministria e Financave sa më shpejt ta sjell në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për tatimin në pronë.
Hoti: Ministria e Financave të pezulloj rivlerësimin e pronave
“Ministria e Financave të pezulloj rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim negative tek komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë. MFTP që të sjellë në Kuvend Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. I cili duhet të përmbajë amendamentet që mundësojnë dy gjëra që të jep mundësi ligji që të përshtat ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këto mund të nxjerrim indikator konkret dhe të lejoj mundësinë të ndryshoj pragu ndoshta të ulet norma minimale…E treta që ministria e Financave në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023 fillimisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe ndoshta të kalohet tek vlerësimi individual i pronave jo vlerësimi i pronave për gjithë zonën”, tha ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se mosreagimi i ministrit Hekuran Murati, karshi kësaj rritje të tatimit në pronë është rezultat i asaj që ministri nuk ka qenë i njoftuar me këtë raport.
Hoti: Ministri nuk e ka parë këtë raport deri më 23 janar të këtij viti
“Komunat nuk i kanë ndryshuar normat tatimore, kanë mbet në ato që kanë qenë por ngarkesa tatimore është rritur për shkak të rivlerësimit që ka bërë Ministria e Financave sa i përket pronave. Në tetor 2022 ekipi i tatimit në pronë në MF e ka përgatitur raportin e rivlerësimit të pronave normalisht që vlera e pronave është rritur në bazë të këtij vlerësimi për shkak të inflacionit që ka ndodhur gjatë vitit 2022 edhe për shkak se ka pas disa vite që është përdorur vlera e mëhershme e pronave. Problemi është se si duket ministri nuk e ka parë këtë raport deri më 23 janar të këtij viti kur departamenti i tatimit në pronë ka filluar të gjeneroj faturat e tatimit në pronë në vlerë dyfish më të lartë sesa më parëpara sepse ndryshe nuk ka si të mos kuptohet mos reagimi i ministrit me kohë qysh me kohë se nga janari do të kenë fatura dyfish më të larta të tatimit në pronë”, tha ai.
Hoti theksoi se Murati për gjendjen e krijuar nuk mori asnjë përgjegjësi, duke ua hedhur fajin komunave.
Hoti: Ministri nuk mori kurrfarë përgjegjësie në fakt për gjendjen e krijuar
“Ministri nuk mori kurrfarë përgjegjësie, në fakt për gjendjen e krijuar sikur këto fatura të dyfishuara të kishin hyrë ndonjë haker në sistem dhe me i dyfishua këto fatura e jo MF, faji u hodh tek komunat mandej komunat e sqaruan situatën që nuk kanë përgjegjësi në këtë drejtim dhe mandej doli ministri me këtë propozimin që t’u falen nga 100 euro nga ngarkesa e tatimit në pronë…është e pamundur kjo u dëshmua edhe në përgjigjen që vetë MF i kthen komunës së Drenasit, ku jep sqarim se komunat nuk kanë të drejtë ligjore ta bëjnë këtë ligj”, tha Hoti.
Propozimin e Hekuran Muratit për falje të 100 eurove të borxhit e quan si propozim i pazarit, ndërsa thekson se me këtë dyfishim të faturave të tatimit në pronë ka ulur inskasimin e tatimit në pronë në komuna dhe do të ndikohet në të hyrat komunale.
Hoti: Problem është që ka rënë inkasimi i tatimit në pronë nëpër komuna
“Norma e tatimit në pronë nuk është ndryshuar, faturat janë dyshuar pas MF ka bërë rivlerësimin e pronave kjo ka qenë e ditur që në tetor 2022 por nuk është bërë e ditur për qytetarët dhe qytetarët e kanë kuptuar kur është shtypur fatura e tatimit në pronë nga data 23 janar 2023 e këndej. Është përdorë zonimi i vjetër i pronave që është bërë para disa viteve dhe kjo ka bërë që në disa prej lagjeve ekskluzive të Prishtinës shtëpitë janë vlerësuar më lirë se sa shtëpitë e Fushë-Kosovës… U hodh faji tek komunat që e sqaruan situatën ne si opozitën e ftuam ministrin për Buxhet aty gati si në Pazar u propozuar të falen 100 euro u nxitën këshilltarët komunal problem është që ka rënë inkasimi i tatimit në pronë nëpër komuna dhe rrjedhimisht do të ndikohen edhe të hyrat e komunave dhe projektet kapitale që janë të lidhura me të hyrat e komunave”, tha ai./TV Arbëria/