Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi, ka ironizuar me ftesën e prokurorisë që ka vendos të hënë të marr në pyetje deputetin Haki Abazi.
Ky është postimi i plotë i Miftaraj:
“Prokuroria Speciale e Republikës se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.
Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.
Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.
Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Këta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes”, ka shkruar Miftaraj. /TV Arbëria