Sipas mediave serbe, lojtarët e kombëtares polake të MMA janë sulmuar nga pesë huliganë në Beograd dhe janë të plagosur rëndë.
Luftëtarët e MMA Brajan Przysiwek dhe Mikolaj Andrzejczak u goditën me thikë të mërkurën mbrëma në Beograd.
Kombëtarja polake ndodhen në kryeqytetin e Serbisë, ku po zhvillohet kampionati botëror i MMA-s amator, por në vend të rubrikave sportive, emrat e tyre mbushin rubrikën e kronikës së zezë.
Nga dyshja e përmendur, më keq rezultoi Przysiwek, për jetën e të cilit mjekët ende po luftojnë për shkak se sulmuesit e goditën me thikë në brinjë.
Andrzejczak, i cili është 20-4 në MMA amatore, u godit gjithashtu me thikë, por në kofshë, kështu që jeta e tij nuk është në rrezik.
/TV Arbëria