Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Trupi i pajetë i një gruaje të moshuar nga Zubin Potoku është gjetur në lumin Ibër

Trupi i pajetë i një gruaje të moshuar nga Zubin Potoku është gjetur në lumin Ibër

Një grua e moshuar e cila u zhduk mbrëmë në qytetin e Pridvoricës të komunës së Zubin Potokut është gjetur sot rreth orës 10:30 në lumin Ibër pa shenja jete, ka konfirmuar policia.

Një trup i pajetë është gjetur në lumë afër stadiumit në Zubin Potok.

Bëhet fjalë për një 86-vjeçare, zhdukja e së cilës u raportua mbrëmë rreth orës 19 nga familjarët e saj.

Që atëherë, policia dhe zjarrfikësit ishinnë kërkim të saj përgjatë lumit Ibër.

Ata u çuan në kërkim në lumë për faktin se gjetën shkopin e përdorur nga e moshuara pranë lumit.

/TV Arbëria