Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lushtaku: Prokuroria Speciale duhet të veprojë menjëherë dhe t’i thërrasë për intervistim Kurtin dhe Haxhiun

Lushtaku: Prokuroria Speciale duhet të veprojë menjëherë dhe t’i thërrasë për intervistim Kurtin dhe Haxhiun

Deklarata e deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër të tjerë që reaguan është edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Ai përmes një reagimi në facebook thotë se ‘Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun’.

“Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun. Pasi që sipas tij, Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme. Dhe se ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit”, përfundoi ai.

/TV Arbëria