Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Selmanaj: 30% e popullatës iku nga Kosova për 10 vjet, alarm për emergjencë shtetërore

Selmanaj: 30% e popullatës iku nga Kosova për 10 vjet, alarm për emergjencë shtetërore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, sot në seancën e Kuvendit, shprehu shqetësimin për ikjen masive të qytetarëve jashtë Kosovës, sipas tij, në 10 vjetët e fundit nga vendi janë larguar afër 600 qytetarë, e për këtë arsye, ai kërkoi që të ngritet alarmi për një emergjencë shtetërore.

Selmanaj: Duhet të ngrihet gjendje e alarmit të një emergjence shtetërore

“Mendoj se nëse vazhdoj kjo gjendje duhet të gjitha ne si institucione dhe qeveri si Kuvend edhe institucionet tjera edhe shoqëria civile të ngrehim gjendjen e alarmit të një emergjencë shtetërore…mendoj që duhet urgjentisht ta bëjmë një analizë se cilat janë shkaqet e ikjes sepse tani vetëm se gjendja ekonomike po duket se nuk është argumenti kryesor se ata po ikin, pakënaqësia me sistemi shëndetësor e arsimor e gjitha të tjerat duket sikur janë aduti kryesor se njerëzit po ikin. Deputet po e shoh se nuk po e merrni si shumë shqetësim këtë punë dilni jashtë Prishtinë dhe qyteteve të mëdha që 50-60 e fshatrave kanë mbetur me dyer të mbyllura”, tha Selmanaj.

Ai paraqiti disa shifra të siguruara që flasin për ikje masive të qytetarëve.

Selmanaj tha se po ndodh një eksod masivi i ikjes së qytetarëve nga Kosova.

Selmanaj: Fshatrat po zbrazen e shkollat po boshatisen, shtëpitë po mbyllen

” Një numër i madh i njerëzve në Kosovë s’po e projektojnë jetën në Kosovë më, nuk po i projektojnë më idealet dhe ëndrrat e tyre për të realizuar të ardhmen e tyre në Kosovë. Fshatrat po zbrazen e shkollat po boshatisen, shtëpitë po mbyllen. Vetëm në Ambasadën Gjermane për një vit, gjatë vitit 2022, 105 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë, në Ambasadën Zvicerane 38 mijë e 341 aplikues për vizë dhe nga ta, 34 mijë prej tyre janë pajisuar me vizë. Një vit paraprak në vitin 2021 vetëm në Ambasadën Zvierane kanë aplikuar diku 19 mijë e 737 qytetarë ndërkohë që, 17 mijë e 90 janë pajisur me vizë. Kjo qenka qeveri e shpresës, kjo qenka qeveri, e cila nxitë kurajon për të jetuar në Kosovë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj u shpreh po ashtu se në 10 vjetët e fundit 30% e qytetarëve kanë ikur nga Kosova.

Ajo konsideron se ky trend, i cili po rritet e rrezikon Kosovën të mbetet me një popullsi më të vogël se Mali i Zi.

Selmanaj: Në 10 vitet e fundit afër 600 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova

“Brenda 10 viteve të nderuar deputet janë larguar 529 mijë e 647 qytetarë të Kosovës ose 30% e popullatës së Kosovës unë nuk e them që ky trend është vetëm tani unë e them se në 10 vitet e fundit afër 600 mijë qytetarë apo 30% e popullatës kanë ikur nga Kosova dhe kur ju thonit se kjo është qeveria e shpresës tani më të dhënat që unë ua prezantova janë më shqetësuese se një vit paraprak, që i bie trendi është në rritje masive dhe nëse vazhdojmë me këtë qasje dhe trend jam i bindur se për 10 vitet e ardhshme në Kosovë do të mbesim me popullatë më pak se Mali i Zi”, shtoi ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress