Memli Krasniqi ka takuar deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, me anë të një postimi në Facebook, shprehi mirënjohje për kolegët e asaj legjislature, pjesë e së cilës ishte edhe vet.
“Për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takova kolegët e mi të asaj legjislature historike”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi po ashtu shprehi mirënjohje edhe për të gjithë ata që dhanë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
‘Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.
Qoftë e përjetshme Kosova!”, përfundoi postimin e tij, kryetari i PDK-së. / TV Arbëria