Policia informoi se një grua dje kërkoi ndihmë, pasi dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është intervistuar.”, informoi Policia.
Lidhur me rastin, u informua edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po e hetojnë rastin.
Policia rastin e cilësoi si “Sulm seksual”. /TV Arbëria