Shqipëria është bërë pjesë e fushatës “Turqia Një Zemër”, duke dhuruar 1 milion euro, pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një telefonate ku ka bërë të ditur donacionin, tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.
Dhurimi u bë në një lidhje direkte me televizionin turk ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik, shkruajnë mediat shqiptare.
Transmetimi i fushatës televizive “Turqia në zemër” ishte planifikuar për tre orë por dhe pas pesë orëve donacionet vijojnë.
Deri më tani janë grumbulluar afërsisht 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Turqia dhe jashtë saj. /TV Arbëria