Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Manchester City mposht Arsenalin në ‘Emirates’ dhe ia rrëmben pozitën e parë

Manchester City mposht Arsenalin në ‘Emirates’ dhe ia rrëmben pozitën e parë

Manchester City ka fituar si mysafir i Arsenalit në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 12-të në Ligën Premier, duke ia rrëmbyer pozitën e parë në renditje.

Rastin e parë të mirë e kishin vendasit me Eddie Nketihan, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 24-të, erdhi goli i parë në ndeshje kur Kevin De Bruyne përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Arsenalit për të shënuar për 1-0.

Topçinjtë u vërsulën në sulm pasi pranuan gol, duke rrezikuar me Bukayo Sakan, i cili dështoi nga një pozitë ideale.

Në minutën e 40-të, Arsenali fitoi penallti, pasi Nketiah u ndal në zonë nga Ederson.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Saka që shënoi për 1-1.

Man City ka mundur të shënojë në kohën shtesë, por një goditje me kokë e Rodrit, u devijua nga mbrojtja e Arsenalit për tu ndalur në traversë.

Në pjesën e dytë kampionët aktual të Anglisë ishin më të mirë, duke rrezikuar më shumë.

Rodri gjuajti bukur në minutën e 68-të, por në vend ishte Aaron Ramsale.

Një minutë më pas Erling Haaland mori një top në zonë, gjuajti por sërsih portieri ishte në vend.

Man City ktheu epërsinë në minutën e 72-të, kur Jack Grealish shënoi një gol të bukur me një goditje të saktë brenda zonës.

Por të besuarit e Pep Guardiolas nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 82-të, siguruan fitoren kur De Bruyne asistoi te Haaland që shënoi për 3-1.

Deri në fund Arsenali tentoi të kthehej në lojë, por nuk ia arriti të bëjë më shumë.

Me këtë fitore Man City merr pozitën e parë me 51 pikë, por fal goldallimit, pasi Arsenali në anën tjetër ka një ndeshje më pak të zhvilluar.