Spekulimet vazhdojnë ta lidhin Emiliano Martinez me një largim nga Aston Villa, pasi që thuhet se argjentinasi nuk po i ka raportet e mira me trajnerin, Unai Emery.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën po vazhdon të tregojë paraqitje solide me Aston Villan, ndërsa thotë se e ndjen se është në nivelin për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu, Martinez thotë se do që ta fitojë një titull me Aston Villan, dhe se do të dëshironte që ai titull të ishte i Ligës së Kampionëve.
“E kam ndjenjën se unë e kam nivelin për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për ta fituar atë. Do të doja ta fitoja një titull me Aston Villan. Nuk duhet kurrë të humbisni shpresën. Unë do të doja ta fitoja Ligën e Kampionëve me Aston Villan, por do të ishte e vështirë sepse klubi është fazën e ngritjes”, tha Martinez.