Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Akuzohet për vrasje dhe copëtim të kufomës, 25-vjeçarja sulmon avokatin e saj në gjyq (VIDEO)

Akuzohet për vrasje dhe copëtim të kufomës, 25-vjeçarja sulmon avokatin e saj në gjyq (VIDEO)

Një grua e akuzuar për vrasje dhe copëtim të trupit të ish të dashurit, ka sulmuar avokatin e saj gjatë një seance gjyqësore në SHBA, raporton TV Arbëria.

Taylor Schabusiness u paraqit në gjykatë në Wisconsin të martën kur ajo u përplas me avokatin e saj, Quinn Jolly.

Taylor Schabusiness sulmoi avokatin e saj pasi ai i kërkoi nga gjyqtari të vononte çështjen e saj. Kur gjyqtari pranoi kërkesën e avokatit të saj, Schabusiness sulmoi atë.

Ajo dyshohet se ka mbytur një burrë, si dhe ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe ka copëtuar trupin e tij.

Autoritetet pretendojnë se 25-vjeçarja, ka vrarë të dashurin e saj gjatë seksit përpara se t’i priste kokën dhe t’i hidhte trupin. Këtë vrasje thuhet se e ka bërë në një pronë në Green Bay.

Schabusiness akuzohet për vrasje ndërkombëtare të shkallës së parë, gjymtim të një kufome dhe sulm seksual të shkallës së tretë.