Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Vuçiq dekoron Grenellin me “Urdhrin e Flamurit Serb”

Vuçiq dekoron Grenellin me “Urdhrin e Flamurit Serb”

Aleksandër Vuçiq, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiq do t’i japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, raportojnë mediat serbe.

Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe.

Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç.

Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor. /TV Arbëria