Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për sulm seksual

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komoran, pasi i njëjti dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo e fundit ka raportuar se i dyshuari edhe e ka shantazhuar.

Komoran 13.02.2023 – NN. Me 14.02.2023 ankuesja femër shtetase nga Kosova, ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.