Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit

Vdes 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit

Ka ndërruar jetë në QKUK 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.