Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Në ditën që u bë polic i Kosovës, i riu shkon tek varri i babait që e vranë serbët

Në ditën që u bë polic i Kosovës, i riu shkon tek varri i babait që e vranë serbët

Ishte fëmijë kur forcat serbe ia vranë babain, në masakren e Mejes.

Eugen Gashi u rrit pa prindin e tij, i cili i mungonte gjatë rritjes së tij.

Por për Eugenin dhe Enrikin, u kujdes nëna e tyre heroinë, që vendosi t’i rris dhe të kujdeset për dy djemtë e saj, ndërsa fryma e atdhedashurisë u mësua edhe nga gjyshërit e tyre.

Për dallim nga shumë të rinj, Eugeni dhe Enriki vendosën që mos ta lëshojnë vendin e tyre, po t’i shërbejnë vendit të tyre.

Sot familja Gashi ndihet më krenare, sepse Kosovës ia shtojë edhe dy zyrtarë policor, që do të shërbejnë me nder dhe krenari.