Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arsenal – Manchester City, formacioni më i mirë i të dy ekipeve

Extra AL PVC

Arsenal dhe Manchester City janë dy ekipet më të mira në këtë edicion në Premier League. Kjo, jo vetëm nga shifrat e treguara, por dhe nga ajo çka ekipet kanë dhënë në fushën e lojës.

Të mërkurën në mbrëmje, të dyja skuadrat do të maten për herë të parë në këtë edicion në Premier League. Megjithatë, në Britani kanë pasqyruar se kush do të ishte formacioni ideal në rast se lojtarët e të dyja ekipeve do të formonin një skuadër.

Duke nisur nga porta, Ederson ka fituar duelin me Aaron Ramsdale, edhe pse ky i fundit ka bërë një sezon të mirë. “Gardiani” i Manchester Cityt ka më shumë eksperiencë dhe është treguar më deciziv në momente të caktuara. Sa i takon mbrojtjes me katër, zgjedhja duket e vështirë, por William Saliba i Arsenal dhe Ruben Dias i “qytetarëve” formojnë dyshen e qendrës. Nga krahët ritmi i Kyle Walker dhe zhdërvjelltësia e Oleksandr Zinchenko formojnë prapavijën e “yjeve” të Arsenal dhe Manchester City.

Në mesfushë nuk mund të mungojë kurrsesi një lojtar si Kevin De Bruyne, i cili shpesh dhuron magji kur ka topin në zotërim. Ndërkohë dyshja e “Topçinjve”, Martin Odegaard dhe Thomas Partey, formojnë treshen e mesit të fushës.Në sulm, shifrat flasin më shumë se fjalët: Erling Haaland është domosdoshmërisht i pari që zgjidhet në këtë repart. Golat që ka shënuar dhe rekordet që ka vendosur janë padyshim faktorët që imponojnë këtë zgjedhje.

Në krahët e tij do të ishin Bukayo Saka i Arsenal dhe Phil Foden i Manchester City-t. I pari është lideri i padiskutueshëm i Arsenalit. Me 7 gola e 8 asist, duke qenë dhe shënuesi i dytë më i mirë i ekipit. Nga ana tjetër, sulmuesi anësor i “citizens”, anglezi Foden ka kontribuar në plot 10 gola këtë edicion.Një 11-she ëndrrash me yjet e dy ekipeve që të mërkurën në mbrëmje do të kenë vëmendjen e sportdashësve anë e mbanë botës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo në një postim në Facebook,...

Baton Haxhiu në Favorit sqaron letrat e tij: Brenda aktakuzës njeriu zgjedhet kryetar dhe klubet e votojnë në mënyrë të çuditshme

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me...

“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë, reagimet e ashpra në studio: Po ti…

Deklarata e fortë që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër. Në studio po trajtohej...