I ka takuar Bayernit të Munihut sfida e parë ndaj Paris-Saint-Germain e zhvilluar në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.
Dominimi i gjigantëve gjerman filloi që nga starti i ndeshjes për të mos u ndalur asnjëherë deri në fundin e saj, transmeton KosovaPress.
Përkundër kësaj, goli vendimtar i Bayernit erdhi në fillim të pjesës së dytë kur Coeman realizoi në minutën e 53′ pas një aksioni shumë të bukur.
Tetë minuta para se të mbyllej ndeshja, Mbappe barazoi shifrat, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loja.
Ndeshja vendimtare që do ta përcaktojë skuadrën që vazhdon në fazën tjetër do të zhvillohet në “Alianz Arena”.