Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Championsi/ Një gol në dy ndeshjet pas pjesëve të para, por nuk mungon spektakli

Championsi/ Një gol në dy ndeshjet pas pjesëve të para, por nuk mungon spektakli

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për 1/8-tën e finales ku po ballafaqohen Milani me Tottenhamin dhe PSG me Bayernin.

Vetëm një gol është realizuar në 45 minutat e para dhe ai erdhi në stadiumin “San Siro”, aty ku Brahim Diaz i dha epërsinë Milanit ndaj Tottenhamit pas vetëm shtatë minutave lojë, transmeton KosovaPress.

Ndryshe nga ballafaqimi në Itali, në atë në Francë nuk është realizuar asnjë gol, por nuk po mungon spektakli nga të dy skuadrat që po kërkojnë golin e epërsisë, edhe pse janë gjermanët ata që po e dominojnë lojën në fushë.

 

Powered by WordPress