Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Milani dhe Tottanhami përballen në “San Siro”, formacionet zyrtare

Milani dhe Tottanhami përballen në “San Siro”, formacionet zyrtare

Në stadiumin “San Siro”, sonte do të zhvillohet përballja e parë ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit, sfidë e vlefshme për 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Si skuadra e Stefano Piolit, ashtu edhe ajo e Antonio Contes do të zbresin në fushë me disa mungesa thelbësore.

Kampionëve të Italisë u mungojnë emra të mëdhenj si: Maignan, Ibrahimovic, Florenzi dhe Bennacer, që të gjithë për shkak të lëndimeve, ndërsa te skuadra angleze nuk do të paraqiten: Hugo Loris, Bentacour, Sessegnon dhe Hojbjerg, transmeton KosovaPress.

Të dy skuadrat mbajnë pozitat e pesta në kampionatet respektive, duke mbetur prapa skuadrave pretendente për titull dhe synimi i tyre është që të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Duhet përmendur që në këtë ndeshje, asistent i gjytarit kryesor Scharer, do të jetë gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj.

Ndeshja do të startojë nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Saelemaekers, Tonali, Krunic; Diaz, Giroud, Leao.

Tottenham: Forster, Emerson, Dier, Romero, Lenglet; Skipp, Sarr; Kulusevski, Sarr, Son; Kane.

 

Powered by WordPress