Policia e Kosovës njoftoi të martën se vajzë e mitur ka tentuar që ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë. E mitura është rreth 16-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe i përket komuniteteve joshumicë.
Për këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka iniciuar procedurë për veprën penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16-vjeç.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16-vjeç’”, ka thënë Ulaj, duke shtuar se janë u ndërmarrë veprime hetimore.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar deri më tani ndonjë i dyshuar.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar më të hënën e 13 shkurtit.
/TV Arbëria