Kapiteni i Përfaqësueses së Turqisë, Cemal Kutahy është gjetur i vdekur nën gërmadha së bashku me të birin e tij, Çinarin pesëvjeçar, raporton TV Arbëria.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Hendbollit të Turqisë, e cila ka njoftuar se kërkimet po vazhdojnë për gruan e tij shtatzëne.
Kutahy 32-vjeçar ka jetuar në qytetin Antakya, i cili është goditur nga tërmeti i fuqishëm në fillim të javës së shkuar. /TV Arbëria