Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyvjetori i qeverisë Kurti, Kadriaj: Kosova ka dështuar nën qeverisjen e tij

Dyvjetori i qeverisë Kurti, Kadriaj: Kosova ka dështuar nën qeverisjen e tij

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, konsideron se Kosova dështuar për gjatë dy viteve të fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Kadriaj ka përmendur mungesën e njohjeve të reja, mosanëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Thotë se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

“Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpesh herë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mospajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”.

Kadriaj tha se Qeveria për këto dy vite ka dështuar edhe në shëndetësi.Ajo ka thënë se për këto dy vite, nuk ka asnjë rezultat të mirë.

“Është Qeveria më jotransparente, është jollogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, tha ajo.

Për planin franko-gjerman, Kadriaj thotë se Kosova e merr njohjen de-jure nga Serbia. Ndërsa kërkon që të ruhet integriteti territorial kur flitet për Asociacionin.

“Nuk ka njohje de-jure por ka njohje de-facto. Me procesin dhe me situatën në të cilën na ka sjellë kjo Qeveri, që ka detyruar që të diskutohet veç Asociacioni dhe prapë si AAK kërkojmë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, kërkojmë që të ruhet Kushtetuta”, u shpreh Kadriaj./TV Arbëria

Powered by WordPress