Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është i interesuar të përmbyll dialogun në Bruksel por kjo nuk duhet që kjo të jetë në kurriz të qëndrueshmërisë tonë, Kurti në seancën e Kuvendit për dialogun me Serbinë, ka thënë se duhet forcuar shtetin tonë, pasi ka kurrfarë garancioni që edhe pas njohjes reciproke, Serbia do të vazhdojnë me destruktivitet ndaj neve.
Kurti: Duhet të ndërtojmë imunitet shtetëror ndaj destruktivitetit të Beogradit zyrtar
“Pra unë jam i interesuar që sa më shpejt, mirëpo në ndërkohë që jam i interesuar që të fillojnë bisedimet në mënyrë që sa më shpejt ta përmbyllim , duhet ta kuptoni që nuk duhet që kjo të jetë në kurriz të qëndrueshmërisë tonë. Pala e cila duket le të themi e frustruar që po zgjatet dialogu, lexohet si dobësi nga pala tjetër dhe do të eksplatohet kjo dobësi. Në njërën anë që unë kam interes që kjo të shkoj sa më shpejt, në anën tjetër duhet të dëshmojë që shteti i Kosovës, pavarësisht nëse Serbia na njeh apo nuk na njeh, pavarësisht kur është takimi i ardhshëm dhe marrëveshja që e bëjmë ose nuk e bëjmë, ka sukses edhe në ekonomi, drejtësi dhe në çdo fushë tjetër, pra ne duhet ta forcojmë shtetin tonë pavarësisht qëndrimit destruktiv të Serbisë….ne gjeografinë dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë, ata do t’i kemi fqinjë verior edhe pas njohjes dhe nuk ka kurrfarë garancioni që edhe pas njohjes reciproke, ata nuk do të vazhdojnë me destruktivitet ndaj neve, kjo do të thotë se ne duhet të ndërtojmë imunitet shtetëror ndaj destruktivitetit të Beogradit zyrtar. Pra fakti që kemi përmbyllur një kapitull, nuk do të thotë se përmbyllim gjithçka”, tha ai.
Kurti iu ka përgjigjur deputetëve edhe rreth akuzave që ka shkelur fjalët e veta për dialogun dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti: Fjalën popullit, shtetit dhe dëshmorëve ia kanë shkel ata që votuan Zajednicën
“Fjalën shtetit, fjalën shtetit dhe fjalën dëshmorëve ia kanë shkel ata 84 që kanë votuar më 27 qershor 2013 Zajednicën, në këtë Kuvend, 84 emra e mbiemra janë, i gjeni në arkiv të Kuvendit. Nuk mundësh më me fol për mbajtje të fjalës pa e evidentuar atë shkelje “, tha ai, duke shtuar se marrëveshja me Serbinë do të jetë ligjërisht e obligueshme.
/TV Arbëria