Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shqipëria po punon për një hartë të re sizmike, përcaktohen zonat me rrezik të lartë nga tërmetet

Shqipëria po punon për një hartë të re sizmike, përcaktohen zonat me rrezik të lartë nga tërmetet

Shqipëria po punon për hartimin e një harte të re sizmike, e cila do të hedh dritë mbi zonat me rrezik të lartë nga tërmetet, Drejtori i Institutit të Gjeo-shkencave (IGJEUM) Ylber Muçeku, gjatë një interviste për Euronews Albania tha se kjo është harta e parë e këtij niveli.

Muçeku shtoi se IGJEUM po bashkëpunon me GEM, një konsorcium elitar në botë, për të prodhuar një hartë tjetër, e cila do të jetë gati në nëntor 2023.

Hartat sizmike janë bazat që përcaktojnë euro-kodet, mbi bazën e të cilave ndërtohet, për të përballuar tërmetet.

“Vlerësimi i azadit është një nga detyrat kryesore sepse ka të bëjë me jetën e njerëzve. Jep një parametër që është kryesor në lidhje me kodet që do ndërtohet. Euro-kodet janë miratuar në 1997 por sot ato janë të vjetruara”, tha Muçeku.

Aktualisht vendi ynë po punon mbi bazën e një harte të vitit 2021.

“Në fund të vitit 2021 është botuar një hartë e cila sot ekziston ne website e Institutit të Gjeo-shkencave, ne na tregon të gjitha zonat sipas azadeve. Janë përfshirë rreth 26 mijë të dhëna me tërmete me magnitutë më të madhe se 3 rihter. Në zonën jugperëndimore azadi i sizmologjisë na del më i lartë, por e gjithë zona jugperëndimore është me një rrezik të lartë sizmologjik. Priten tërmete në këtë zonë”, vijoi ai.

/TV Arbëria

Themes by WordPress