Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kurti sot në kuvend ishte shumë i sinqertë pasi e pranoi se dialogu nuk është i lehtë por që ai si deputet është i trishtuar me atë se ku do të përfundojë dialogu.
“Kryeministri Kurti qe shumë i sinqertë me ne, tmerrësisht i sinqertë, ky ishte i sinqertë në atë se si e sheh dialogun. Por unë jam i trishtuar në atë se ku mund të shkoj dialogu Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj.
Ish-ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka thënë se ka informata se ky proces do të zgjasë deri në vitin 2030.
“Në ato sa kam unë informata ky proces mund të zgjasë deri në vitin 2030”, ka thënë ai.
Ai tha se në pikëpamjen e tyre dialogu jo që ka degraduar por ka dalë nga binarët e saj.
“Zoti Kurti ka diskutuar pa strategji, pa platëformë, pa konzensus të mbrendshëm. Bashkimi Evropian ka thënë se marrveshjet duhet të jenë obligative dhe ligjore. Marrveshja nuk është as finale, sa e dëgjova deri tash Kurtin. Qeveria e ka sjellë një situatë politike ku Asociacion kërkohet para marrëveshjes dhe pa njohje. Kur unë e lexoj këtë propozim është statusi socila i kishave ortodokse serbe. Unë medoj që Kurti ja ka sigurua një fitore Serbisë para se të ulen në tavolinë”, tha ai.
/TV Arbëria