Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Dy seanca këtë javë, njëra për tatimin në pronë, tjetra për pavarësi

Dy seanca këtë javë, njëra për tatimin në pronë, tjetra për pavarësi

Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca, njërën të enjten (16 shkurt) dhe tjetrën të premten (17 shkurt) për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se nga mbledhja e rregullt të Kryesisë së Kuvendit u dakordua që seancë e re, e rregullt të mbahet të enjten, derisa të premten për nder të pavarësisë.

Ajo tregoi pikat e rendit të ditës për seancën e së enjtes, ku do të shqyrtohet projektrezoluta për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Kusari-Lila: Të premten seancë për 15-vjetorin e pavarësisë

Deklarime të rendit të ditës, pyetje parlamentare, pastaj votim në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shqyrtimin e parë të projektligjit për verërat, shqyrtimin e projektrezulutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë. Gjithashtu, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seaacë solemne më 17 shkurt, ditën e premte në nder të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.“, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përveç që tregoi se Kuvendi në këtë javë do t’i mbajë dy seanca, adresoi edhe kritika ndaj qeverisë Kurti.

Tahiri: Kosova po zbrapset, Qeveria është vendosur në një llupë

Kuvendi i Kosovës dinamikat e veta duhet t’i ngret, çështjet madhore për vendin janë tu na trokit në derë, duke përfshirë çështjen e marrëveshjes, mirëpo mbi të gjitha gjendjen e rëndë sociale, ekonomike në vend. Kosova po zbrapset përderisa Qeveria po mrizon dhe është vendosur në një llupë. Në një ballon të vetin në diskutim rreth dialogut. I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosjes, por dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë.“, u shpreh ai. /TV Arbëria

Powered by WordPress