Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka përmendur të hënën një nga “mashtrimet” që ajo i ka quajtur të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti.
“Nga “Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh”, në 371 milion euro import nga Serbia. Kosova meriton më mirë!“, thuhet në reagimin e LDK-së.
Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte reciprocitet me Serbinë, kurse shton se realiteti është ‘rekord importe prej 371 milionë euro në vit’.
/TV Arbëria