Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë-Kosovë. Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se arrestimi i të njëjtëve ndodhi në ora 01:30.
Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se po ashtu është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rastin që ndodhi të dielën në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë, ku për pasojë i vdekur mbeti një 41-vjeçar. /TV Arbëria