Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Leeds United dhe Manchester United, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elland Road”, Manchester United e ka mposhtur 2:0 si mysafirë skuadrën e Leeds.
Për më shumë se një orë lojë ndeshja ishte e barabartë pa gola, derisa Marcus Rashford shënoi golin e epërsisë për United në minutën e 80′.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Alejandro Garnacho, i cili vulosi fitoren e “Djajve të Kuq” me shifrat 2:0 në minutën e 85′.
United arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë përmes Rashford dhe Weghorst, por që të golat u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.
Me pikët e reja, United ngjitet të vendin e dytë në tabelë në kuotën e 46 pikëve, krahas Leeds që zë vendin e 17 me vetëm 19 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të United.
/TV Arbëria