Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Turneu i boksit “Pavarësia” dhuron spektakël, përkrahja nga institucionet shtetërore mungon

Extra AL PVC

Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) edhe këtë vit organizoi turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”, edicioni i 15-të me radhë i këtij turneu u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Turneu “Pavarësia” prodhoi spektakël dhe meçe tejet të bukura për adhuruesit e boksit, ku në fund u ndanë çmimet për boksierin më të mirë të turneut, boksierin më të mirë të huaj, teknikun më të mirë, boksierin më fair-play dhe për çiftin më të mirë luftarak.

Por, organizimi i këtij turneu u bë pa përkrahje të institucioneve shtetërore, ku FboxK tash e 20 vite përkujdeset e vetme për organizimin e turneve, me para të cilat i marrin borxh, e pastaj që duhet t’i rikthehen.

Sekretari i Përgjithshëm i FboxK dhe gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli tregoi që përkrahja për organizimin e turneve mungon tash e 20 vite.

Demolli: Viti i 20-të është që i kryejmë garat e tani i kthejmë paratë

“Ky është viti i 20 që ne i kryejmë garat tani i kthejmë paret të cilat ne i kemi borxh”, tha Demolli.

Ndërkaq, pavarësisht kësaj, Demolli u shpreh i kënaqur me boksin që pa sot, ku tha ishte ndër turnetë më të mira deri më sot i Pavarësisë.

Demolli: Ishte ndër turnetë më të mira deri më sot i Pavarësisë

“Besoj që ishte ndër turnetë më të mira deri më sot i Pavarësisë për arsye se u pa një boks cilësorë, dhe ishim të kënaqur me boksin edhe të mysafirëve të cilët e treguan në ring… Besoj që do ta vazhdojmë këtë traditë… Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të organizojmë këtë turnir tradicional për nder të shpalljes së Republikës së Kosovës”, tha Demolli.

Demolli po ashtu tregoi se javën e ardhshme ekipi kosovar i boksierëve do të udhëtojë drejt Strandjas së Bullgarisë për turneu më të madh botëror, ndërsa tha se beson se Donjeta Sadiku dhe ndonjëri nga boksierët të fitojnë normat për Lojërat Olimpike Paris 2024, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet nga një boksiere femër dhe një boksier mashkull.

Demolli: Javën e ardhshme udhëtojmë drejt Strandjas, ku janë kampiona evropianë, olimpik dhe botërorë

“Javën e ardhshme ne do të udhëtojmë në turnirin ma të madh botëror në Strandja në Bullgari ku janë kampionë evropianë, olimpik dhe botërorë, aty do ta matin vetën dhe besoj që deri në maj do të jenë në formën që i takojnë boksierëve… Besojmë që edhe Donjeta do të merr kuotën për Olimpiadë, po ashtu edhe nga dy tri boksierët njëri prej tyre të kualifikohet për Olimpiadë, dhe të kemi edhe një djalë edhe një vajzë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024”, tha Demolli.

Po ashtu, foli edhe Shpejtim Bajoku, i cili u shpall boksieri më i mirë i turneut. Bajoku tha se kundërshtari i tij ishte i mirë dhe se boksi ishte shumë i mirë.

Bajoku: Kundërshtari ishte i mirë, shumë mirë shkoi boksi

“Kundërshtari gjithkujt nuk i përshtatet aty, gjithkush se len me bo at boksin e vet. Shumë mirë ka shku boksi, kundërshtari ishte i mirë”, tha Bajoku.

Pjesë e turneut ishte edhe boksieri zviceran, Franck Joshua, për të cilin ishte hera e parë që po e viziton Kosovën, Joshua tha se kundërshtari i tij ishte shumë i fortë, ndërsa tha se kjo nuk do të jetë hera e fundit që vjen në Kosovë.

Joshua: Faleminderit popullit të Kosovës, pritje e mrekullueshme dhe do të rikthehem përsëri

“Ishte një ndeshje shumë e ngushtë, një përballje shumë e mirë. Kundërshtari im, e përshëndes, tregoi një luftë tejet të bukur. Si kampionë, e prisja këtë nga ai, e shijova, kalova një kohë të mirë dhe unë jam shumë, shumë i lumtur… Sinqerisht, një turne i bukur, njerëz të jashtëzakonshëm, faleminderit gjithë popullit të Kosovës, pritje e mahnitshme, mikpritja ishte e mrekullueshme… Është hera ime e parë këtu dhe sigurisht që un do të vijë përsëri”, tha Joshua.

Në fund të turneut u ndanë edhe çmimet, dhe më poshtë mund t’i gjeni boksierët që i fituan ato.

Boksieri më i mirë i turneut

Shpejtim Bajoku

Boksieri më i mirë i huaj

Jemin Allmuça

Boksieri më fair-play

Arbër Elshani

Tekniku më i mirë

Alen Rustenov

Çifti më luftarak

Franck Joshua – Shpejtim Shabani.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo në një postim në Facebook,...

Baton Haxhiu në Favorit sqaron letrat e tij: Brenda aktakuzës njeriu zgjedhet kryetar dhe klubet e votojnë në mënyrë të çuditshme

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me...

“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë, reagimet e ashpra në studio: Po ti…

Deklarata e fortë që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër. Në studio po trajtohej...