Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Një vjedhje ka ndodhur në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj, Veseli ka thënë se policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se nga zyrat e “Bifurkacionit” është vjedhur DWR i kamerave të sigurisë.

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.”, ka bërë të ditur Veseli.

Ai ka shtuar se policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

/TV Arbëria