Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kurtit iu dhanë pak ditë afat për t’u përgjigjur për Asociacionin, sipas mediumit serb

Kurtit iu dhanë pak ditë afat për t’u përgjigjur për Asociacionin, sipas mediumit serb

Siç raporton mediumi opozitar serb, Nova, Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje, po ashtu së fundmi u raportua për përgatitjen e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Me dy takime të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, është rritur presioni ndaj kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasada Amerikane e ka marrë inicitivën për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kjo çështje Nova raporton se është duke u diskutuar me Kurtin dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë.

Përfaqësuesit e SHBA-së kishin dy pyetje për pjesëmarrësit në takim: Çfarë është Asociacioni sipas tyre dhe si mund të përshtatet në sistemin juridik të Kosovës.

Sipas këtij raportimi, zyrtarët europianë përmendin një afat prej disa javësh për nënshkrimin e një marrëveshjeje sipas planit franko-gjrman.

/TV Arbëria

Powered by WordPress