Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në kryeqytet, arrestohet një burrë

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në kryeqytet, arrestohet një burrë

Policia sot ka informuar se është arrestuar një burrë, i cili është gjetur bashkë me një të mitur, që është raportuar e zhdukur në Prishtinë.

Viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas nga Kosova, i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.“, ka bërë të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur më 8 shkurt 2023. /TV Arbëria