Një burrë është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kërcënuar me vrasje një burrë në Komoran, pas intervistës i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shetetas nga Kosova nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull nga Kosova, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.
/TV Arbëria