Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Ne nuk e mbështesim qeverinë, por planin franko-gjerman

Tahiri: Ne nuk e mbështesim qeverinë, por planin franko-gjerman

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se partia e tij nuk e mbështet qeverinë Kurti.

Sipas Tahirit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja dhe partia e tij e mbështesin planin franko-gjerman.

Ai tha se AAK-ja mendon se në vend nuk ka pasur as një here qeveri më të dobët se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë bërë një menaxhim tepër jo serioz. Krejt kursi i tij është gabim. Shumë thonë që AAK-ja e mbështet qeverinë, ne nuk e mbështesim qeverinë. Ne mendojmë që nuk ka qeveri më të dobët dhe nuk ka situatë më të vështirë ku qeveria nuk ka as një lëvizje për ti ndihmuar qytetarët. Ne e e kemi dhënë qëndrim tonë në Kuvend, po ne e mbështesim planin franko-gjerman. Albin Kurti do të mbahet mend që për dy vite një shirit nuk ka mundur që ta prej, që ka bërë hajgare me popullin e vetë. Është fokusua në një temë që në programin e vetë e ka pasur temën e 7-të”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress