Rafael Leaos i ka mbetur pezull kontrata me Milanin, pasi që të dy palët nuk po mund të akordohen për një marrëveshje.
Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini tha se klubi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së Leaos, por se nuk është momenti i duhur për ta nënshkruar atë.
“Ne tani jemi duke punuar në marrëveshjen e re të Leaos, ne jemi në të njëjtën pikë, por se nuk është momenti i duhur për të menduar për nënshkrimin”, tha Maldini.
“Nuk ka bisedime të caktuara, por lehtësisht ato mund t’i bëjmë me kamerë”, tha më tej Maldini.
Kontrata aktuale e Rafael Leaos me Milanin skadon në qershor të vitit 2024.
/TV Arbëria