Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK-ja përmes konferencës për media informon edhe për vizitën që Ramush Haradinaj ka bërë në ShBA

AAK-ja përmes konferencës për media informon edhe për vizitën që Ramush Haradinaj ka bërë në ShBA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka treguar për vizitën që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe deputet të tjerë kanë bërë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se në këtë vizitë kanë pasur shumë takime që për qëllim kanë pasur për të ndihmuar dhe për të shtyer përpara agjendën e Kosovës.

“Sot ju kemi ftuar për të informuar publikun për vizitën që kryetari Ramush Haradinaj ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari Haradinaj ka pasur takime në Departamenti e Shtetit, me  Escobar, me kongresmenin Richard Tours, ka pasur takime në senat… Ka marr pjesë në lutjet e mëngjesit ku kanë marrë pjesë mbi 90-të vende të botës. Dy takime të rëndësishme kanë qenë, një në Pentagonë ku kryetari Haradinaj është takuar me drejtorin kryesorë, ku kemi diskutuar rreth rolit të Amerikës, kryesisht në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit. Po ashtu një takim tepër i rëndësishëm ka qenë me drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”.

Sipas Tahirit ShBA-të as një herë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës, dialogut të saj me Serbinë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare, që sipas tij duhet që të jetë me njohje.

“Edhe unë me disa deputet të tjerë kemi pasur vizita në Kongresin Amerikanë, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar dhe për të shtyer përpara agjendën e Kosovës. E shohë shumë të rëndësishme që ta informoj opinionin që SHBA-ja as një herë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës dhe dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me njohje”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress