Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar edhe një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe, dhe se si ushtari serb përpiqej tia mbyllte gojën.
Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.
“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani.
Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin.
/TV Arbëria