Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > LDK-ja kërkon shkarkimin e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu

LDK-ja kërkon shkarkimin e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar përmes një konference për medie, në lidhje me deklaratën e djeshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i kërkoi prokurorit të tërhiqej nga rasti ku kjo ishte e akuzuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend para shtatë vjetësh.

Doarsa Kica Xhelili, tha se është premtuar ndryshim, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare të sistemit të drejtësisë, por sipas saj realiteti po dëshmon të kundërtën.

Ajo tha se ministrja Haxhiu nuk kërkoj drejtësi por ajo i tha prokurorit dorëzohu.

“Dje ministrja e drejtësisë në seancën gjyqësore ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj personalisht i kërkoj prokurorit të dorëzohej. Dorëzohu i tha nuk është kurrë vonë dhe jo nuk e tha ndonjë përfaqësues i saj e tha ajo vetë. Nuk tha kërkojë drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për të shprehur e përmbyllur qëndrimin saj prej të akuzuarës ajo i tha prokurorit dorëzohu. Këtë e tha ministrja e drejtësia pasqyra e asaj që metonë të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë”.

Sipas saj një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet.

“Është premtuar ndryshim, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare të sistemit të drejtësisë, është premtuar për ministra pa aktakuza fatkeqësisht realiteti po na dëshmon të kundërtën. Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet, ajo nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje dhe çdo ditë që ajo vazhdon që ta ketë këtë pozitë ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit. Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit, qofshin Elez, qofshin Lumez, prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë”, tha ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress