Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Filip Axhiq (Filip Adzic), njëherësh ministër në detyrë i Mbrojtjes me të cilin kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit dhe sigurinë.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.
Tutje, Mehaj ka thënë se edhe njëherë gjatë këtij takimi kanë rikonfirmuar bashkëpunimin në mes të dy shteteve fqinje.
“I urova mirëseardhje ministritë të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Axhiq. Diskutuam mbi zhvillimin e fundit në fushën e sigurisë dhe së bashku vizituam Qendrën@KOSSearchReacue në Pomozatin. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.
/TV Arbëria