Për Alfred Cakon, tërmeti shkatërrues që mori mijëra jetë në Turqi dhe Siri nuk ishte natyror.
Sipas Cakos, ky tërmet i fuqishëm është shkaktuar nga dora e njeriut për hakmarrje.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, konspiracionisti habiti me deklaratën teksa tha se pas këtij tërmeti qëndron sistemi HAARP, përcjell TV Arbëria
Sipas tij, tërmetet e thella deri në 40 km janë natyrore por nëse janë deri në 10 km, të krijuara nga njeriu.
“Po ta shikosh ka një karakteristikë që gjithë vija e tërmetit është sipas kufirit të Kurdistanit”, tha Cako.
Mes të tjerash, ai shpjegoi se si bëhen këto tërmete, që sipas tij janë të shkaktuara nga njeriu.
/TV Arbëria