Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Milot Rashica ndihmon në qendrën e ndihmës të Galatasarayt për të prekurit nga tërmeti

Milot Rashica ndihmon në qendrën e ndihmës të Galatasarayt për të prekurit nga tërmeti

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i është përveshur punës sikur të gjithë futbollistët tjerë të Galatasarayt për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi.

Klubi turk Galatasaray ka nisur me dhjetëra kampionë të mëdhenj me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për qytetet e prekura nga tërmeti.

“Lojtarët tanë të Ekipit A të Futbollit Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në Qendrën e Ndihmës së Stadiumit Nef.

Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave në objektet e Nef Stadium dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e klubit. /TV Arbëria

Powered by WordPress