Trajneri i ekipit të Republikës së Kosovës, të xhudos, njëkohësisht trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka ishte sot për vizitë në vendlindjen e tij, Pejën.
Kuka vizitoi shkollën fillore ku kishte vijuar mësimet ai dhe kampionet tona olimpike, raporton TV Arbëria.
Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Kuka njoftoi për këtë vizitë si dhe shkroi ca fjalë për Pavarësinë e Kosovës, larg së cilës jemi vetëm pesë ditë.
“Në shkollën fillore ku vijova mësimet! Këtu mësuan dhe u edukuan edhe kampionet tona olimpike 🏅🏅🏅”, shkroi Kuka në “Facebook”.
“Tanimë dita e pavarësisë së shtetit tonë po afron. Ishim mysafirë në SHF ” Asdreni” në Pejë ku u pritëm ngrohtë nga stafi dhe drejtoresha Agime Lajqi e me theks të veçantë nga fëmijët e mrekullueshëm 👌👌. 15 vjet shtet, një foshnjë e lindur që po rritet e forcohet çdo ditë! Ta ruajmë e forcojmë Kosovën tonë me dashuri e fanatizëm“, shkroi më tej Kuka në “Facebook”.