Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i përballjes mes kampionit italian, AC Milan dhe skuadrës së Torinos, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të Serie A.
“Rossonerët” do të kërkojnë me çdo kusht t’i japin fund serisë prej shtatë ndeshjeve pa fitore, dhe të arkëtojnë pikët e plota sot ndaj Torinos, raporton TV Arbëria.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani u mposht nga Interi me rezultat minimal 1:0, kurse Torino e mposhti Udinesen me po të njëjtin rezultat, 1:0.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë tetë pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e gjashtë me 38 pikë, krahas Torinos që renditet në pozitën e shtatë me 30 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Florenzi, Tomori, Dest dhe Maignan, kurse te Torino nuk do të paraqiten Lazaro, Pellegri, Zima dhe Ricci.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Milan (3-5-2): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Thiaw; Calabria, Pobega, Tonali, Krunic, Hernandez; Leao, Giroud
Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Schuurs, Buongiorno, Rodriguez; Aina, Linetty, Vieira, Vojvoda; Miranchuk, Vlasic; Sanabria