Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Naim Jakaj hulumtues në IKD tha se deri në fund të vitit 2022 ka miratuar vetëm 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar. Qeveria nuk ka arritur qe të miratoj as 30% të koncept të dokumenteve të planifikuara për miratim.

Deri në fund të vitit 2022 Qeveria e Kosovës ka miratuar vetëm 21 nga 71 koncept dokumente sa kishte planifikuar. Ajo i ka miratuar edhe dy koncept dokumente jashtë planifikimit, pra në këtë drejtim Qeveria nuk ka arritur që t’i miratoj as 30% të koncept dokumenteve të planifikuara për miratim dhe ka miratuar koncept dokumente të tjera të cilat nuk kanë qenë të planifikuara. Në gjashtë raste, IKD ka gjetur se me rastin e draftimit të këtyre dokumenteve, nuk janë respektuar obligimet lidhur me konsultimet publike”, tha ai.

Ndërsa, sipas raportit në mungesë të planifikimit adekuat qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plotë nënë here. Më shume pati plan mujor sesa vjetor.

Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të miratuara duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41,5%, duke miratuar 71 nga 171 projektligje të planifikuara.

“Në mungesë të një planifikimi adekuat, po gjatë vitit 2022, Qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plot nëntë herë. Kështu, gjatë vitit 2022, Qeveria pati më tepër plan mujor se sa vjetor. Përkundër ndryshimeve të shpeshta, Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që të miratojë as gjysmën e projektligjeve të planifikuara, duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41.5%, përkatësisht duke miratuar 71 nga 171 projektligjet e planifikuara. Nga 71 projektligjet e miratuara: 39 janë miratuar sipas planifikimit ndërsa 32 projektligje janë miratuar duke mos e respektuar afatin e planifikuar. Ndërsa, përkundër faktit se Qeveria ndryshoj plot nëntë herë agjendën legjislative, të cilën e përmbushi vetëm 41.5%, në tri raste ajo e injoroj këtë agjendë, duke miratuar projektligje të pa planifikuara”, ka thënë Jakaj.

Eranda Zekaj hulumtuese në IKD tha se ky Institut, gjatë vitit ka gjetur disa shkelje kushtuese në ligj bërje dhe të cilat Qeveria ka miratuar projektligje qe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Së pari Qeveria ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pajustifikueshme duhet theksohet se para se të kaloj ky projektligj në lexim të parë është dërguar në Komisionin e Venecias për tu vlerësuar përputhshmëria e tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare këto janë gjetur disa të meta. IKD më tej gjen edhe se kemi shkelje të Kushtetutës edhe në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë i cili në tërësi është në kundërshtim me Kushtetutën sepse e bënë të parëndësishëm rolin e këtij institucioni. Më 23 nëntor Qeveria kishte miratuar projektligjin për paga që njëkohësisht IKD ka gjetur se i njëjti po cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik dhe kemi një trajtim të pabarabartë”, theksoi Zekaj.

Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë” është realizuar me mbështetje të Rockefeller Brother Fund.

/TV Arbëria